Zyrtare: Ferizaj transferon sumuesin kroat që më parë ka luajtur te Schalke 04

Ferizaj ka kompletuar transferimin e sulmuesit kroat Mateo Panadic.

Sulmuesi kroat vjen te Ferizaj pas aventurës së fundit në Sllovaki te skuadra Partizan Bardejov.

27-vjeçari ka ndërruar shumë skuadra, ku e ka nisur karrierën te Lask Linz në ekipin e të rinjve, para se të luante në grupmoshat e ekipeve kroate si Lokomotiva Zagreb e HNK Gorica, derisa me këtë të fundi ka debutuar edhe në ekipin e parë.

Padalic ka bërë karrierë edhe te Austria Wien II, Istra II, NK Vrapce e Schalke 04 II.

Tutje sulmuesi kroat luajti edhe te Assyriska në Suedi dhe NK Aluminj në Slloveni, derisa ka bërë karrierë edhe tek skuadra austriake Wiener Neustadt. /Gazeta Olle/

 

Sermaxhaj flet pas debutimit te Malisheva, tregon çka nuk shkoi në duel me Ballkanin

Daja: Ekipi tregoi karakter përballë Malishevës