Një nga klubet më aktive në afatin kalimtar veror është skuadra e promovuar në elitën e futbollit kosovar, FC Ferizaj.
Ferizajasit janë duke shtuar cilësi në skuadër, për të qenë një “Arrë e fortë” për të gjithë kundërshtarët, shkruan Gazeta OLLE.
Para pak çasteve skuadra bardhekaltër ka zyrtarizuar mbrojtësin e talentuar, Enhar Cakollin i cili ishte pjesë e Dritës në të kaluarën.
Cakolli ka nënshkruar për një vit me Ferizaj, ndërsa transferimet të tjera janë në ardhje për skuadrën e Arbnor Morinës e cila ka qenë mjaftë aktive në afatin kalimtar veror.
/Gazeta OLLE/