Zyrtare: Ferizaj shumë aktive në merkato, prezanton Edon Sadriun

Me t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar, FC Ferizaj ka filluar të bëj ndryshime të mëdha në ekip. 

Ferizajasit kanë transferuar, Astrit Fazliun, Bujar Shabanin, Leutrim Rexhepi, Betim Haxhimusën, shkruan Gazeta Olle.

Sot, klubi nga Ferizaj ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin, Edon Sadriu.

Sadriu ishte pjesë e KF Llapit nga Podujeva në dy sezone, ku pati paraqitje mjaft të mira duke arritur të fitonte 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

𝐌𝐢𝐫𝐞𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐄𝐝𝐨𝐧 𝐒𝐚𝐝𝐫𝐢𝐮💙

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin ferizajas Edon Sadriun.

Sadriu ishte pjesë e KF Llapit nga Podujeva në dy sezone, ku pati paraqitje mjaft të mira duke arritur të fitonte 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit!

🤝Klubi ynë i uron mirëseardhje Edonit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë.

Na priftë e mbara ⚪️🔵.

Presidenti i klubit.
Lulzim Abazi.

/Gazeta Olle/ 

Drita dhe Llapi gjobiten pas finales së Kupës së Kosovës, kjo është arsyeja

Krerët e FFK-së dhe futbollistët e Kosovës bëjnë homazhe tek varri i legjendës Fadil Vokrri