Zyrtare: Ferizaj përforcohet në mbrojtje me Stojcevskin

Ferizaj ka vazhduar me përforcimin e ekipit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra nga Ferizaj ka prezantuar mbrojtësin qendror, Stojan Stojcevski.
Skojcevski karrierën e ka filluar në FK Skopje, për të vazhduar në Vardar, Teteks, Rabotniçki, Gostivar, Sileks dhe së fundi mbrojti ngjyrat e Voska Sport.
31-vjeçari ka qenë reprezetues i rregullt i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U21.
Njoftimi i plotë nga Llapi:
“FC Ferizaj, nën direktivën e Drejtorit të ri Sportiv, Genc Hysenit, ka përmbyllur me sukses transferimin e mbrojtësit të qendrës, Stojan Stojcevski.
Mbrojtësi ynë i ri, karrierën e ka filluar në FK Skopje, për të vazhduar në Vardar, Teteks, Rabotniçki, Gostivar, Sileks dhe së fundi mbrojti ngjyrat e Voska Sport.
Për më tepër, Stojcevski ka qenë reprezetues i rregullt i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U21.
Kjo goditje e përmbush nevojën që e kishim në vijën e mbrojtjes, gjë që ishte kërkesë edhe e stafit të trajnerëve në krye me Arsim Abazin.
Me transferimin e tij, grupi i lojtarëve është pothuajse i kompletuar, me që rast skuadra të shtunën, me 27 janar udhëton për Shqipëri për fazën përgatitore.”

Gjilani e mbyll me fitore fazën përgaditore në Turqi

Marku ka një paralajmërim për Kongon: Do të pendohet që zgjodhi të përballet me mua