Zyrtare: Ferizaj ndanë rrugët me Megzon Visokën, ja kush do ta ushtrojë detyrën e trajnerit

Megzon Visoka nuk do të jetë më trajner i Ferizajt.

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi ynë pas rezultateve jo të mira në 3 ndeshjet e para, ka vendosur që të shkëpus kontratën me trajnerin, Megzon Visoka dhe Arsim Tershani”, thuhet në njoftim.

“Ujqit” kanë fituar vetëm një pikë në tri ndeshjet e para të Grupit B në Ligën e Parë, dhe si duket kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit.

Deri në emërimin e trajnerit të ri të klubit, detyrën e trajnerit do ta ushtrojë trajneri i juniorëve, Sherif Topalli me ndihmësat e tij.

/Gazeta Olle/

 

E thotë një legjendë e futbollit: PSG janë më të dobët me Messin në skuadër

Ramadani: Lirisht mund të them që ky barazim është si një humbje