Ferhan Hasani i dha fund aventurës së tretë me Shkëndijën. Kapiteni e mbylli me kuqezinjtë nga Tetova dhe është transferuar në futbollin danez.
32-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Helsingor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit danez. Dhe që sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin në elitë.
“Buba” ka një eksperiencë të madhe. Mesfushori ofensiv ka veshur 43 herë fanellën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka luajtur me skuadra si Wolfsburg, Helsinki, Al Raed.
View this post on Instagram
Hasani provoi edhe një aventurë të shkurtër në Superiore me Partizanin, ndërkohë që rikthehet pas 8 vitesh në Danimarkë.
Lojtari nga Tetova ishte pjesë e Brondby në vitet 2013-2015. Tani rikthehet sërish në shtetin skandinav për të ndihmuar Helsingorin për t’u ngjitur në Superligë.