Zyrtare: Federata e Futbollit të Gjermanisë dënon Behramin

Federata e Futbollit e Gjermanisë ka dënuar me një ndeshje mos lojë Valon Behramin. Shkak për këtë u bë kartoni i kuq i marrë në takimin e fundit me Werder Bremenin.

Mesfushori kosovar i Hamburgut, u ndëshkua me karton të kuq në minutën 82, pasi kishte shkaktuar penalti për Werderin.

Sipas ‘sportal.de’, ky dënim është pranuar nga lojtari, pasi konsiderohet dënim minimal për të. (Gazeta Olle)