Zyrtare: FC Vushtrria nënshkruan me qendërmbrojtësin Leuart Avdyli

FC Vushtrria ka prezantuar edhe transferimin e dytë në merkaton verore. 

Tashmë skuadra e drejtuar nga Alban Dragusha, ka nënshkruar me futbollostin, Leuart Avdyli, shkruan Gazeta Olle.

Qendërmbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Trepçës ‘89, ndërsa nga drejtuesit e Vushtrrisë shihet si pjesë e rëndësishme e projektit të të tyre.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria: 

Leuart Avdyli nënshkruan me FC Vushtrrinë⚪🔵

Leuart Avdyli, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë.
Ai gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e KF Trepça 89, ndërsa këtë sezon do t’i bartë ngjyrat e klubit tonë ⚪🔵

Mirë se vjen Leuart Avdyli
Na priftë e mbara!
#NJËëndërr
#NJËdashuri
#DYngjyra ⚪🔵

/Gazeta Olle/

FANTASTIKE: Malvina Haziri në mesin e 10 talenteve më të mira në Evropë, do të vazhdojë kampin trajnues në NBA JR edhe në Abu Dhabi

Zeka pas nënshkrimit me Gjilanin: Do ta djersis me krenari këtë fanellë