Zyrtare: FC Prishtina vazhdon me prezantime, nënshkruan me portierin e ri

FC Prishtina vazhdon edhe sot vazhdën e prezantimeve të futbollistëve. 

Radha është për portierin Egzon Bislimi i cili vjen nga skuadra e Ramiz Sadikut.

Bislimi është futbollisti i gjashtë i prezantuar në merkato nga kryeqytetasit:

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina: 

𝗣𝗼𝗿𝘁𝗶𝗲𝗿𝗶 𝗘𝗴𝘇𝗼𝗻 𝗕𝗶𝘀𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗲̈𝘀: 𝗡𝘂𝗺𝗿𝗶𝗻 𝟴𝟳 𝗲 𝘇𝗴𝗷𝗼𝗱𝗵𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗱𝗲𝗿 𝘁𝗲̈ “𝗣𝗹𝗶𝘀𝗮𝘃𝗲”💪

Futbollisti i radhës që pa menduar dy herë vendosi që t’i bashkohet FC Prishtinës është portieri i talentuar Egzon Bislimi.

22-vjeçari vjen nga skuadra e Ramiz Sadikut, ekip me të cilin ka luajtur në dy vitet e fundit.

Bislimi ma parë ka qenë pjesë edhe e 2 Korrikut ndërkohë që talenti i tij ka rënë në sy edhe të Përfaqësueses së Kosovës U-21 për t’u bërë më pas pjesë e saj.

Egzoni si fëmijë ka qenë adhurues i Prishtinës dhe tifoz i flaktë i “Plisave”. Për nder të kësaj tifozerie ka vendosur që ta zgjedh numrin 87 për nder të vitit të themelimit (1987).

Ai është rrëfyer për faqen zyrtare të klubit me të nënshkruar kontratën me “bardhekaltërit”

🎤𝙉𝙙𝙚𝙧 𝙙𝙝𝙚 𝙠𝙧𝙚𝙣𝙖𝙧𝙞 – Ideja për t’u bashkuar me Prishtinën ka qenë e trajnerit Ismet Munishi. Për mua fanella e Prishtinës do të thotë nder, privilegj dhe krenari.

🎤𝙎𝙮𝙣𝙞𝙢𝙚𝙩 – Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe të dëshmojmë se mbi Prishtinën është vetëm qielli.

🎤𝙋𝙧𝙚𝙢𝙩𝙞𝙢𝙞 – Kryeqytetit dhe shokëve të skuadrës i’u premtoj se ky 35-vjetor i “Plisave” dhe 100 vjetori i themelimit të klubit do të jetë tejet i veçantë. Numri 87 simbolizon vitit e themelimit të tifogrupit nga të cilët ka filluar dashuria për Prishtinën, e cila nuk do të shuhet kurrë.

/Gazeta Olle/

Cuculi transferohet te skuadra e njohur nga Maqedonia e Veriut

Operohet me sukses futbollisti i Ballkanit, kishte këputur ligamentin e gjurit në miqësore