Zyrtare: FC Malisheva prezanton trajnerin e ri

Sami Sermaxhaj është prezantuar si trajner i ri i FC Malishevës. 

Klubi e ka zyrtarizuar Sermaxhajn pak minuta më parë, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i njohur kosovar do të jetë pasues i Arsim Thaqit, i cili u shkarkua nga klubi pak ditë më parë.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se klubi ka arritë marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj. Punë të mbarë dhe suksese trajner”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sermaxhaj së fundmi ishte trajneri i Drenicës në edicionin e kalur dhe që nga ajo kohë nuk ishte i angazhuar në ndonjë klub.

/Gazeta Olle/

 

Morina: Patëm raste por nuk i konkretizuam, Ballkani me eksperiencë na shënoi golat

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, këto janë çmimet