Zyrtare: FC Ferizaj prezanton futbollistin e njohur maqedonas

FC Ferizaj ka prezantuar transferimin e parë në afatin kalimtar dimëror. 

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e njohur nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinovic.

Gazeta Olle ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes mes Ferizajt dhe mbrojtësit maqedonas.

Mecinovic në të kaluarën ka luajtur në Sogndal IL, të Norvegjisë, Banats të Armenisë dhe në disa klube në Azi.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

𝐌𝐢𝐫𝐞𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝑱𝒂𝒔𝒎𝒊𝒏 𝑴𝒆𝒄𝒊𝒏𝒐𝒗𝒊𝒄 💙

Skuadra jonë njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinovic.
Mecinovic vjen në Ferizaj pas një përvoje në klube të ndryshime të rajonit, ku çdo herë është karakterizuar me lidershipin e treguar në vijën e fundit.

Mbrojtësi Mecinovic, në të kaluarën ka luajtur në Sogndal IL, të Norvegjisë, Banats të Armenisë dhe në disa klube në Azi. Në rajon kryesisht është paraqitur nëpër ekipet e shteteve si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Me një fizikus të mirë, ai e ka vizionin, pozicionimin dhe organizimin e reparteve, duke qenë njëherit njëra ndër karakteristikat kryesore që e kanë dalluar qendërmbrojtësin tonë të ri.

Me Jasmin Mecinovicin, FC Ferizaj e forcon kështu repartin e mbrojtjes, duke shtuar kualitetin dhe përvojen, që do jetë shumë e nevojshme në sezonën pranverore.

Shume suksese në fanellën kaltër e bardhë, Mecinovic👏

/Gazeta Olle/ 

NBA kthehet në arenë boksi, përplasje fizike mes lojtarëve (VIDEO)

U nis për pushime në Kosovë, ndërron jetë futbollisti 24-vjeçar