Zyrtare: FC Ferizaj nuk ndalet në merkato, nënshkruan me Gentian Eminin

FC Ferizaj vazhdon të jetë ndër skuadrat më aktive në merkaton verore. 

Ferizajasit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e Ulpianës, Gentian Emini, shkruan Gazeta Olle.

24-vjeçari ka pasur paraqitje mjaft të mira te lipjanasit gjatë edicionit të fundit.

Transferimi i Eminit është i shtati me radhë te FC Ferizaj që nga përfundimi i edicionit 2021/22.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

✍️Zyrtare: FC Ferizaj transferon mbrojtësin Gentian Emini!

Klubi ynë me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Ferizajt, që klubi ynë ka përmbyllur me suksese marrëveshjen me mbrojtësin Gentian Emini.

Emini në sezonin e fundit ishte pjesë e KF Ulpianes nga Lipijani, ku pati paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës ne futboll.

Mbrojtësi 24 vjeçar do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës tonë në fazën e mbrojtjës.

Klubi jonë i uronë shumë suksese Gentianit në synimet e tona.

Na priftë e mbara.

Presidenti i klubit.
Lulzim Abazi.

/Gazeta Olle/

Ekskluzive: Ylli bën goditjen e parë, transferon amerikanin Bamforth

Ja si mund të pajisen me bileta tifozët shqiptarë për ndeshjen Danimarkë – Kosovë