Zyrtare: FC Ferizaj njofton për largimin e tre futbollistëve

FC Ferizaj vazhdon me ndryshime para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar. 

Ferizajasit kanë njoftuar për shkëputjen e marrëveshjes me tre futbollistë, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për lojtarët: Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratave me lojtarët: Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku.

Klubi ynë falënderon lojtarët në fjalë për angazhimin e treguar gjatë kohës sa kanë bartur fanellën e klubit.

Shëndet e shumë suksese në rrugëtimet e reja!

/Gazeta Olle/ 

U kërkua nga Real, Milan e Juve, por pse nuk luajti Pele kurrë në Europë?

Vdekja e Pele, Xavi: Ne të gjithë donim të ishim si ai!