Zyrtare: Fatlum Gashi te Besa

Besa ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushori Fatlum Gashi i cili edhe më parë ka luajtur për këtë skuadër.

“KF Besa realizoi transferin e parë. Fatlum Gashi i cili sezonin e kaluar luajti me KF Istogun tani e tutje është lojtar i KF Besës”, shkruhet në njoftimin e klubit pejan.

Fatlum Gashi është vëllau i Dugagjin Gashit që aktualisht luan me Besën.

Fatlumi erdhi te Besa pas një sezoni shumë të mirë me Istogun, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Dukagjinin e Klinës.