ZYRTARE: Falcao te Chelsea

Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea, ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se ka arritur marrëveshje me Monacon, për huazimin e sulmuesit Radamel Falcao.

Kolumbiani ka dhënë edhe deklaratën e parë për sajtin zyrtar të Chelseat. “Jam shumë i lumtur që kam kaluar te Chelsea, dhe nuk më pritet të nis stërvitjet dhe të ndihmojë skuadrën drejt titullit të ligës dhe sukseseve në Evropë”, tha Falcao.

Ai në edicionin e kaluar ishte pjesë e Manchester Unitedit.