Zyrtare: Falcao kthehet te Monaco

Manchester United e ka konfirmuar që nuk do ta blejë kartonin e sulmuesit Radamel Falcao dhe ai edhe zyrtarisht është kthyer te Monaco.

Shkaktar për këtë kanë qenë paraqitjet e dobëta të Falcaos, i cili ka shënuar vetëm katër gola në 26 paraqitjet me Unitedin këtë edicion.

Ndryshe, nëse Unitedi do të vendoste për ta blerë përfundimisht sulmuesin kolumbian, ai do t’i kushtonte klubit nga “Old Trafford” plot 44 milionë funte. /Gazeta Olle