Pas UEFA’së dhe FIFA’së të cilat përjashtuan Kombëtaren Ruse dhe klubet e Rusisë nga të gjitha garat e futbollit, edhe basketbolli ka publikuar dënimet ndaj Rusisë.
EuroLeague ka njoftuar që ka përjashtuar të gjitha ekipet ruse nga garat e basketbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubet e suspenduara janë: CSKA Moska, UNICS Kazan, Zenit Shën Petersburg, Lokomotiv Kuban dhe Krasnodar).
“Nëse situata nuk evoluon në mënyrë të favorshme, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen për të konfiguruar tabelën e ligës”, thuhej në njoftim.
https://twitter.com/EuroLeague/status/1498336370221359115?s=20&t=nuUFZNSwkHzFOxAAa8WNZA