Zyrtare: Eros Grezda largohet nga Partizani

Eros Grezda nuk është më pjesë e klubit të Partizanit.

Në një postim në rrjetet sociale, “të kuqtë” e kryeqytetit bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin vetëm.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe.”-shkruan Partizani.

Kështu, Grezda largohet nga “të kuqtë” pas një eksperience që zgjati vetëm 5 muaj.

Sulmuesi firmosi me Partizanin në korrik të 2023-shit, me kontratën që zgjaste një vit, megjithatë palët e kanë ndërprerë atë përpara kohe.

Dy shqiptarë marrin frenat e klubit të madh zviceran: Shqiprim Berisha drejtor ekzekutiv derisa Admir Mehmedi si drejtor sportiv

Dy futbollistë të rëndësishëm konfirmojnë largimin nga Suhareka