Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar ka bërë disa përforcime mjaftë cilësore.
E lojtari i fundit që është bashkuar me skuadrën e Armend Dallkut, është mbrojtësi i majtë Ermal Vitija.
20-vjeçari është larguar nga Prishtina dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klinasit.
Postimi i plotë nga Dukagjini:
KF Dukagjini ju njofton se edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Ermal Vitija.
Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për edicionin e ardhshëm dhe tani e tutje futbollisti prishtinas do t’i mbrojë ngjyrat bardhegjelbër.
Vitija i lindur më 28 janar 2001, në dy sezonet e kaluara ka luajtur te klubi i FC Prishtinës , ku pikërisht nën urdhrat e kryetrajnerit Dallku ishte angazhuar në ekipin e parë nga ekipi i juniorëve.
/Gazeta Olle/