Zyrtare: Erion Hoxhallari transferohet në Superligën e Rumanisë

Erion Hoxhallari është prezantuar te UTA Arad në Superligën e Rumanisë. Ka qenë klubi i ri i mëngjarashit që ka prezantuar lojtarin e Kombëtares, me Hoxhallarin që pas 12 vitesh largohet nga Tirana.

Kampion me bardheblutë këtë sezon, 26 vjeçari ngriti trofeun e Superligës në ndeshjen e fundit me ekipin ku fitoi edhe ngjyrat kuqezi. Tanimë Hoxhallari do duhet të tregojë cilësitë edhe te UTA, ku bashkëlojtar është edhe Idriz Batha.

Korçari prej 2010 ka qenë pjesë e moshave të Tiranës, teksa gjithë karrierën e ka kaluar me ngjyrat bardheblu, ndërsa ka kontribuar në Europë edhe me Teutën dhe Laçin në pak sfida.

Pas largimit të Hoxhallarit, Tirana ka filluar lëvizjet në merkato. Përforcimi i parë i bardhebluve do jetë Albano Aleksi, mesfushori gjirokastrit që në 3 sezonet e fundit ka luajtur me Teutën.

Gjithashtu bardheblutë kanë filluar dhe rinovimet, duke e filluar së pari me trajnerin Orges Shehi, që ka rinovuar të paktën edhe për një sezon.

Po ashtu dje ka rinovuar edhe Filip Najdovski. Mbrojtësit i skadonte kontrata këtë verë, por klubi dhe agjenti i tij kanë gjetur akordin për të rinovuar për dy sezonet e ardhshme.

Vrioni & Veseli flasin për mediat: Jemi skuadër e fortë, luajmë vetëm për vendin e parë në grup

Zyrtare: Damir Ljuljanovic vazhdon kontratën me Ballkanin