Zyrtare: Ergon Hyseni i mbetet besnik Ferizajt

Ergon Hyseni është futbollisti i radhës që i mbetet besnik Ferizajt.

Pas portierit Jovanovski dhe sulmuesit Betim Haxhimusa, është Ergon Hyseni i cili vazhdon kontratën me ferizajasit.

Njoftimi i plotë i klubit:

“𝐌𝐛𝐫𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐀𝐣𝐫𝐢𝐭” 𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧

FC Ferizaj ju njofton se sot ka arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën me mbrojtësin e fuqishëm, Ergon Hysenin.

E.H13 ishte pjesë e klubit në Superligë, ku u dallua për paraqitje stabile në vijën e fundit, e sidomos në ndeshjet e fundit, ku luajti i lënduar e i fashuar pas intervenimit kirurgjik.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Ergon Hyseni, deklaroi:

”Vendimi për ta vazhduar kontratën ishte shumë i lehtë sepse asnjëherë nuk kam menduar ndryshe. Sigurisht, ne si lojtar të Ferizajt e kemi obligim që të qëndrojmë e luftojmë fuqishëm që ta rikthejmë klubin aty ku i takon”, u shpreh Hyseni.

FC Ferizaj do vazhdoj fuqishëm me prezantimin e lojtarëve. Puna intensive është duke vazhduar, ku Drejtori Sportiv, Arsim Abazi dhe trajneri Ismet Munishi veçse janë në kontakte me emra të dëshmuar në futbollin kosovar. FC Ferizaj, dy ngjyra, një dashuri. /Gazeta Olle/

Ndodh fuzionimi, Vëllaznimi mbetet pjesë e Ligës së Parë

Zyrtare: Liridon Fetahaj largohet nga Liria