ZYRTARE: Erdogan Brando nuk është më trajner i Vëllazërisë

Ish-futbollisti i njohur i Lirisë, Erdogan Brando, nuk është më trajner i Vëllazërisë së Zhurit.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e klubit dukagjinas përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Brando, ish-kapiten për shumë vjet te Liria, ka qenë trajner i Vëllazërisë në dy vitet e fundit.

Më poshtë postimi nga klubi:

“Pas një bashkpunimi 2 vjeçar ish lojtari dhe trajneri i minjohur Erdogan Brando nuk është më kryetrajner i KF Vëllazëria nga Zhuri.

Puna dhe angazhimi i tij në këtë klub bëri që të ngjallë ndjenën e para disa viteve ku klubi nga Zhuri, me përkrahjen e tifozerisë Tigrat e Zhurit të arrij Super Ligën e Kosovës”. /Gazeta Olle/

Pas një bashkpunimi 2 vjeçar ish lojtari dhe trajneri i minjohur Erdogan Brando nuk është më kryetrajner i K.F."…

Gepostet von KF Vëllazëria Zhur am Montag, 21. September 2020