Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcime edhe pas nisjes së sezonit 2021/22, pasi synon ta mbrojë titullin në Superligën e Kosovës.
Prishtina së fundmi ka nënshkruar me mesfushorin shqiptar, Erando Karabeci, i cili ka bërë karrierë në klubet e mëdha shqiptare, ndërsa ka fituar shumë trofe.
“Mesfushori i shquar i Superligës Shqiptare, Erando Kadrabeci ka nënshkruar me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Për Karabecin, Prishtina është klubi i pestë në karrierën e tij, pasi më parë luajti edhe me Partizanin, ku ishte pjesë e tyre deri në vitin 2009, pastaj tek Tirana (2009-2013), prej ku huazohet tek Kukësi për dy muaj në vitin (2013) në garat evropiane, pastaj kthehet sërish te Tirana deri në vitin (2020) dhe krejt në fund kalon tek Teuta e Durrësit në edicionin e fundit (2020-2021).
Vlen të theksohet që Karabeci me dy skuadrat e fundit në dy vitet e fundit arriti të shpallet Kampion i Shqipërisë në futboll.
Karabeci gjithashtu ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqiptarisë në kategoritë U19, U21 si dhe në ekipin A.
Ndryshe, Prishtina këtë verë ka nënshkruar me Kristi Vangjelin, Florent Avdylit, Arlind Shabanin, Bleart Tolajn, Mendurim Hotin, Xhevdet Shabanin, Betim Halimin dhe Sodiq Atandan. /Gazeta Olle//