Zyrtare: Endrit Krasniqi dhe Prishtina ndajnë rrugët

Prishtina ka njoftuar se mesfushori, Endrit Krasniqi është larguar nga ekipi kryeqytetas.

Futbollisti konfirmoi ditë më parë largimin nga bardhekaltrit, ndërsa tani këtë gjë e njoftoi edhe vetë klubi, shkruan Gazeta Olle.

Marrëveshja për ndërprerjen e kontratës ka ardhur para kohe me marrëveshje të dyfishtë.

Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Postimi i plotë nga klubi:

FC Prishtina dhe futbollisti Endrit Krasniqi i kanë ndarë rrugët para kohe me marrëveshje të dyanshme.

Klubi dhe mesfushori Krasniqi e kanë ndërprerë kontratën para kohe dhe skuadra “bardhekaltër” e falënderon përzemërsisht Krasniqin për kontributin e dhënë në ekip.

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola.

Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Prishtina i uron Endritit shëndet e suksese në karrierë..

/Gazeta Olle/

Misioni i Kosovës në Evropian dhe synimet, flet trajneri Shatri

Formacionet zyrtare: Shqipëri-Estoni, Reja me shumë ndryshime