Zyrtare: Endri Çekiçi firmos me skuadrën e njohur

Klubi turk, Ittifak Holding Konyaspor apo i njohur ndryshe vetëm si Konyaspor ka njoftuar transferimin e mesfushorit shqiptar, Endri Çekiçi.

Mesfushori shqiptar ka ndërruar ambient, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës Turke.

Është vet klubi turk, Konyaspor, i cili ka njoftuar transferimin e Çekiçit, i cili në sezonin e fundit djersiti fanellën e Ankaragucu.

“Klubi ynë nënshkroi një kontratë 2+1 vjeçare me lojtarin e Kombëtares Shqiptare Endri Çekiçi”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Ndryshe, Çekiçi luajti në sezonin e fundit te Ankaragucu dhe nga 31 ndeshje të zhvilluara, pati 2 gola dhe 2 asistime.

Çekiçi, i cili luajti në 179 ndeshje në karrierën e tij profesionale dhe shënoi 36 gola në këto ndeshje, do të vesh fanellën me numrin 23 te Konyaspor.

Te Konyaspor, Çekiçi do t’i gjej edhe dy lojtarë tjerë shqiptar, Sokol Cikalleshin dhe Zymer Bytyqin.

Llapi fiton në miqësoren ndaj Kek-ut me përmbysje të rezultatit

Iku pa lënë gjurmë nga Bolivia, Armando Sadiku rikthehet në Spanjë