Zyrtare: Emin Bajrami merr drejtimin e skuadrës së Ligës së Parë

Emin Bajrami emërohet kryetrajner i KF Fushë Kosovës.

KF Fushë Kosova ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur kosovar, Emin Bajrami, i cili nga sot do të marrë drejtimin e skuadrës, shkruan Gazeta OLLE.

Ky është një hap i rëndësishëm për klubin, që synon përmirësimin e rezultateve dhe konsolidimin e pozicionit të tij në Ligën e Parë.

Bajrami, i cili ka përvojë të madhe në futbollin kosovar, do të sjellë përkushtimin dhe strategjitë e tij në përpjekje për të ngritur skuadrën në një nivel më të lartë.

Klubi ka shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim dhe shpreson që nën udhëheqjen e tij, KF Fushë Kosova të arrijë sukseset e dëshiruara.

Torcida me komunikatë zyrtare: Tani është koha për pozitivitet, të marshojmë dominimin e përbashkët

Statistikat e Albion Rrahmani dhe Qazim Laqit ndaj Stuttgart