Zyrtare: Elmedin Rama i bashkohet Slavia Pragës nga Trepça

Elmedin Rama ka bërë hapin e madh në karrierë, duke iu bashkuar Slavia Pragës.

Sulmuesi i talentuar kosovar ka shkëlqyer sezonin e fundit me Trepçën në Ligën e Parë, derisa është bashkuar me gjigantin çek.

Pas stërvitjeve disa ditore, Rama ka bindur të gjithë në kryeqytetin çek dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Slavian.

Ai është shprehur shumë i lumtur që është bashkuar me Slavia Pragën, derisa ka deklaruar se synimi i tij mbetet të fitoj trofe me këtë klub. /Gazeta Olle/

Gjilani merr në huazim portierin shqiptar për ndeshjet e Evropës

Ballkani mposht edhe Partizanin në ndeshje miqësore