Zyrtare: Elbasan Rashani prezantohet te skuadra e Ligue 1

Elbasan Rashani nga edicioni i ardhshëm do të luajë në kampionatin elitar të Francës.

Rashani është prezantuar te skuadra e cila u promovua në Ligue 1, Clermont Foot 63, shkruan Gazeta Olle.

“Clermont Foot 63 regjistron ardhjen e një përforcimi të ri në sulm, futbollistin e krahut të majtë kosovar, Elbasan Rashani, për një kohëzgjatje prej 2 sezonesh”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Rashani mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa ka lindur në Suedi.

Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby dhe Rosenborg. Rashani është nga emrat që gjithmonë ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

28 vjeçari ka luajtur me Kosovës 16 ndeshje dhe ka shënuar tre gola. /Gazeta Olle/

 

Malisheva po duket e frikshme në Superligë, prezanton dy transferimet e radhës

Presidenti Ademi takoi ish-nënkryetarin e kryesisë së parë të FFK-së