KF Egnatia ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se kanër arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.
Veseli i cili ka një karrierë të bujshme si futbollist pasi më herët kishte luajtur në Ligën Premier tek Manchester United teksa ishte paraqitur edhe në radhët e Salernitanas, Empolit dhe Beneventos në Serie A.
Së fundmi ai kishte qenë pjesë e Karagumrukut në Turqi por pas largimit nga ky ekip kishte mbetur lojtar i lirë.
Veseli debutimin me Shqipërinë e kishte bërë në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ai është paraqitur në 44 ndeshje për ‘Kuqezinjtë’.
Postimi i plotë i Egnatias:
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli”.
“I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës”.
“Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, thuhej në njoftimin e klubit shqiptar.