Zyrtare: E përfundoi kampionatin para kohe për shkak të lëndimit, futbollisti ndanë rrugët me Dritën

Kastriot Rexha nuk do të jetë më pjesë e Dritës.

Largimi i futbollistit është konfirmuar nga vetë klubi, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi jonë, FC DRITA ju njofton që ka ndarë rrugët me sulmuesin, Kastriot Rexha. Rexha pas problemeve të vazhdueshme nga lëndimi në gju, nuk arriti të na ndihmoj deri në fund të kampionatit. Edhe pse lëndimi do ta mbajë Rexhën jashtë fushave për një kohë, ne si klub prapë i ofruam kontratë të re për të vazhduar bashkëpunimin me të, por që lojtari nuk e pranoi ofertën e dhënë nga klubi” thuhet në njoftimin e Dritës.

 

Rexha ishte ribashkuar me “Intelektualët” në janar të vitit të kaluar dhe kishte kontratë deri më 30 qershor, 2021.

/Gazeta Olle/

 

 

Shqipëria shënon fitoren e parë në FIBA European Challenger

Për triumfin e Llapit në Superkupë shkruajnë edhe mediat në Meksikë