Zyrtare: E papritur, Granit Begolli jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Vëllaznimit

Granit Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Vëllaznimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begolli, ndërsa nuk ka treguar shkaqet e largimit të papritur nga klubi, shkruan Gazeta Olle.

Skudra gjakovare e ka filluar për mrekulli edicionin e ri në Ligën e Parë, ku pas shtatë xhirove gjendet në krye të tabelës në Grupin A.

Njoftimi i plotë nga Granit Begolli:

Përshendetje të gjithve,
Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.
Mirupafshim Gjakovë!

 

/Gazeta Olle/

Janë shitur 22 mijë bileta, këto janë fitimet e çmendura të FSHF-së për ndeshjen me Poloninë

Fury zbulon pesë kundërshtarët e tij të ardhshëm