Pas ndarjes me Hasan Hysenin dhe Egzon Sinanin, dy lojtarë të tjerë kanë njoftuar për ndarjen e rrugës me Prishtinën.
Kushtrim Gashi dhe Muhamet Useini, zyrtarisht largohen nga klubi kryeqytetas, shkruan Gazeta OLLE.
Për mesfushorin pejan, OLLE kishte raportuar ekskluzivisht se shumë skuadra janë duke monitoruar situatën e tij, e njejta gjë tashmë vlenë edhe për Useinin, i cili po kërkohet nga disa skuadra në Superligë.
Prishtina vazhdon me ‘Operacionin fshesa’ ku deri më tani janë larguar disa prej lojtarëve kryesor të skuadrës.