Zyrtare: Dy futbollistë nga Kosova i bashkohen Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë për dy futbollistë nga Kosova dhe një futbolliste.

Nënshtetësia i është dhënë Elvir Malokut që është grumbulluar me U-21 dhe Çlirim Shabanit që është grumbulluar me U-19.

Po ashtu nënshtetësia i është dhënë edhe futbollistes 21-vjeçare Arbenita Curraj, e cila do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të femrave.