ZYRTARE: Dukagjinit i largohet transferimi i verës

Dukagjini ka nisur ndryshimet në skuadër, pas një stinori jo të mirë në rikthimin në Superligë.

Me marrëveshje me klubin është larguar njëri prej transferimeve të verës, Husein Demiri.

Futbollisti ka zbuluar lajmin për gazetën, duke theksuar që u largua nga skuadra nga Klina me akord të dyanshëm.

“Prej janarit nuk jam më pjesë e Dukagjinit të Klinës. Ne jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme”, deklaroi Demiri për Gazetën Olle.

“Pse u largova? Nuk ka ndonjë arsye specifike, thjeshtë i erdhi fundi”, shtoi Demiri.

Duke folur për të ardhmen, Demiri theksoi që ka mundësi të mbetet në futbollin kosovar.

“Kam disa oferta nga Superliga e Kosovës dhe ajo e Mqedonisë. Do t’i shqyrtoj shumë mirë dhe më pas do të vendosi”, theksoi ai.

Ndryshe, Dukagjini e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e fundit në klasifikim, me vetëm 8 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje.

Skuadra nga Klina është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ku takohet me Ballkanin në shtëpi. /Gazeta Olle/