Mbrojtësi qendror, Ardin Dallku është bashkuar me skuadrën e rikthyer në elitë, Dukagjinin.
Ka qenë vet faqja zyrtare e klubit nga Klina që ka konfirmuar marrëveshjen mes palëve.
Ardin Dallku bashkohet me vëllanë e madh Armend Dallkun i cili është trajner tek skuadra nga Klina.
Postimi i plotë i Dukagjinit:
Klubi ynë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Dallku, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit.
Ardini është aktivizuar për tre vjet edhe në klubin e Vorsklës në Ukrainë, për të cilin ishte paraqitur ne gjashtëdhjetenëntë ndeshje, nga ato në pesë takime kualifikuese të Europa Ligës.
I lindur më 1 nëntor 1994, njëzetegjashtëvjeçari nga Vushtrria karrierën e kishte filluar në grup-moshat e Prishtinës.
Ardinit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit të Dukagjinit.
/Gazeta Olle/