Zyrtare: Dukagjini prezanton transferimin e parë në merkato

KF Dukagjini ka prezantuar transferimin e parë në afatin kalitar të verës. 

Klinasit kanë arritur marrëveshje me futbollistin Egzon Qerimi, shkruan Gazeta Olle.

Qerimi transferohet nga skuadra e Ulpianës, aty ku edhe ishte kapiten.

Mesfushori qëndror në edicionin e fundit realizoi pesë gola dhe pesë asistime.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini: 

𝐀𝐫𝐫𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚, 𝐄𝐠𝐳𝐨𝐧 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢𝐭

Tashmë edhe zyrtarisht Egzoni është pjesë e jonja, futbollisti kreativ pas një edicioni shumë të mirë te skuadra e Ulpianes ku njëherit ishte edhe kapiten, bashkohet me klubin tonë. Ai realizoi pesë gola dhe pesë asistime gjatë edicionit te kaluar. Qerimi luan ne pozitën e mesfushorit qendror.

Mirësevjen EGZON, na priftë e mbara!

/Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Prishtina rikthen bomberin e Superligës në kryeqytet

Zyrtare: Betim Fazliji transferohet te St. Pauli