Zyrtare: Dukagjini prezanton futbollistin nga Guinea i cili së fundmi është aktivizuar në Turqi

Dukagjini po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri 2021/22, ku garat i zhvillon në Superligë.

Klinasit janë përforcuar me futbollistin nga Guinea, Moriba Tokpa Lamah, shkruan Gazeta Olle.

 

Moriba është sulmues dhe vjen nga futbolli turk, ku ishte aktivizuar te grup-moshat e Denizlispor U19.

“I lindur më 30 dhjetor 2000, njëzetvjeçari ka arritur që në vitin 2020 në kampionatin e grup-moshave U19 t’i realizojë nëntë gola në njëzetekatër paraqitje”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pasi arritën të promovohen në Superligë, Dukagjini ka qenë shumë aktiv deri më tani në afatin kalimtar veror.

/Gazeta Olle/

 

Kishin probleme shëndetësore, shihni momentin se si lojtarët e Vllaznisë marrin serum (Foto)

Zyrtare: Vjosa transferon mesfushorin e Ulpianës