Zyrtare: Dukagjini përforcohet me ish-futbollistin e Dritës

Ergyn Ahmeti është futbollisti i ri i prezantuar te Dukagjini.

Mesfushori i njohur do t’i ndihmojë klinasve në aventurën e tyrë në Superligës e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

“Futbollisti me shumë përvojë në futbollin tonë është bashkuar me klubin e Dukagjinit. Ergyni luan si mesfushor qendror, ndërsa vjen nga klubi i Dritës, me të cilin ishte aktivizuar gjatë sezonit të kaluar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

25-vjeçari më parë ishte paraqitur te klubi nga Mitrovica, Trepça.

Ahmeti suksesin më të madh e kishte me klubin nga kryeqyteti, Prishtina. Klub me të cilin është paraqitur në garat europiane, pikërisht nën urdhërat e trajnerit të tanishëm të Dukagjinit, Armend Dallkut.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Vjosa transferon sulmuesin e dëshmuar

Nue Nreca pas transferimit në Superligën kroate: Më kanë pritur shumë mirë – mezi pres të luaj