Zyrtare: Dukagjini bën një goditje të madhe, merr njërin nga talentët më të mëdhenj në Kosovë

Dukagjini i Klinës ka bërë një transferim ditën e sotme.

Klinasit kanë marrë talentin e madh Rion Selimi.

16-vjeçari i bashkohet Dukagjinit nga skuadra e Ramiz Sadikut dhe llogaritet si një nga talentët më të mëdhenj në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga Dukagjini:

𝐑𝐢𝐨𝐧 𝐒𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢𝐭

Futbollisti i talentuar gjashtëmbëdhjetë vjeçare, i lindur me 24.11.2005 ka nënshkruar kontratë me klubin e Dukagjinit.

Rioni luan ne pozitën e mesfushorit sulmues ne të dy krahët.

Ai vjen nga klubi i Ramiz Sadikut nga Prishtina, dhe tash e një kohë stërvitet me ekipën e parë. Mire se vjen Rion, dhe shumë suksese ne te ardhmën.

/Gazeta Olle/

Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin, por jo me paraqitjen

Ish-pronari i Newcastle United në bisedime për ta blerë një tjetër skuadër angleze