Zyrtare: Dugagjin Gashi te Istogu

Istogu e ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar, pasi që mbrëmë ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mesfushorin kyç të Besës, Dugagjin Gashi.

“Mbrëmë kam arritur marrëveshje 1-vjeçare me Istogun. Jam i kënaqur me kushtet që m’i ka ofruar klubi dhe jam i gatshëm për aventurën e re”, deklaroi mesfushori pejan për GazetaOlle.com.

Në Istog është kthyer edhe Fatlum Gashi ndërsa pos Altik Muhaxhirit, Istogu do të marrë nga Vëllaznimi edhe Ilir Sylën, Drilon Nuzën dhe Landrit Ramën. Gjatë ditëve në vijim, Istogu pritet t’i zyrtarizojë edhe disa goditje tjera. /Olle