Dilyan Georgiev është nënshkrimi i ri i Dritës.
21-vjeçari me pasaportë bullgare luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Dilyan Georgiev bashkohet me ne
Klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me lojtarin Dilyan Georgiev.
Georgiev është 21 vjeqar dhe vjen nga Sofia e Bullgarisë.
Luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe sezonin e fundit luajti me ekipin e Sportis Svoge në ligën e parë të Bullgarisë ku brenda një sezoni zhvilloi 34 ndeshje.
Dilyan i është bashkuar sot ekipit në Bansko për të vazhuar me fazen përgaditore.
WELCOME DILYAN.
FC DRITA. /Gazeta Olle/