Zyrtare: Drita prezanton Tun Bardhokun

Drita ka bërë tjetër goditje në afatin kalimtar të verës.

Nën kampioni i Kosovës ka zyrtarizuar mbrojtësin gjakovar Tun Bardhoku.

Ashtu siç paralajmëroi Gazeta Olle, Bardhoku është prezantuar te Drita nga drejtori sportiv Valon Zymberi.

Bardhoku ka nënshkruar kontratë për dy vite me Dritën, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mbrojtësi gjakovar ka luajtur më parë për Vëllaznimin dhe së fundmi Prishtinën.

Njoftimi i plotë i klubit gjilanas:

Mirë se vjen Tun Bardhoku

Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbejxhan.
Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.

Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundesi vazhdimi edhe për një vitë.

TUN BARDHOKU

 

Zyrtare: Arago Jamal largohet nga Drita, klubi e përshëndet dhe i uron fat

Nisma fantastike e skuadrës gjermane, kush merr vaksinën fiton biletë falas