Drita ka bërë prezantimin e parë për këtë afat kalimtar.
Tashmë, te kjo skuadër është prezantuar sulmuesi i njohur, Astrit Fazliu, shkruan Gazeta Olle.
Fazliu së fundi ishte pjesë e Feronikelit me të cilët ishte bërë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, duke luajtur edhe në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori ferizajas, kishte luajtur edhe më parë te Drita në edicionin 2016/17.
Kujtojmë, Drita e ka mbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e tretë në tabelë, me 3 pikë larg kreut të tabelës.