Zyrtare: Drita përfundon kontratën me Astrit Thaqin

Skuadra e Dritës ka filluar një revolucion në skuadër, duke larguar disa prej futbollistëve që kishin marr minuta të shumtë në edicionin 2023/24.

Ndër ta, ishte dhe mbrojtësi Astrit Thaqi i cili tashmë është përshëndetur me skuadrën e Dritës, dhe është gati t’i bashkohet ndonjë tjetër klubi, shkruan Gazeta OLLE.

Nga Drita deri më tani janë larguar, Blendi Baftiu, Albin Prapashtica, Leonat Vitija, Ylli Ibrahimi, dhe këtyre lojtarëve tashmë i bashkohet dhe Astrit Thaqi.

Drejtuesit e klubit po punojnë vazhdimisht që t’i zëvendësojnë me lojtarët më të mirë në treg.

Kosova zhvillon stërvitjen zyrtare, Dardanet të motivuara – shpresojnë në rezultat pozitiv

Fantastike, Dama refuzon Greqinë për Shqipërinë