ZYRTARE: Drita nuk ka të ndalur, prezanton Ardit Tahirin

Drita po vazhdon të jetë aktive në merato, ku edhe ka përforcuar të gjitha repartet.

Nënkampionët e Kosovës kanë prezantuar edhe transferimin e ri, Ardit Tahiri, shkruan Gazeta Olle.

“FC DRITA me kënaqësi ju njofton se Ardit Tahiri është lojtari më i ri i klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sulmuesi deri më tani ka qenë pjesë e Besës nga Peja, ku ishte njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës.

“Intelektualët” e shohin Tahirin si talent të rëndësishëm, prandaj edhe i kanë oftuar kontratë tre vjeçare.

/Gazeta Olle/

Tre futbollistët e Gjilanit huazohen te Vitia

Chelsea e nis për mrekulli sezonin e ri, fiton me lehtësi ndaj Crystal Palace