Zyrtare: Drita nënshkruan me qendërmbrojtësin ganez Ekow Mills

Drita ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra gjilanase ka marrë talentin ganez Ekow Mills, i cili ishte me klubin edhe në fazën përgatitore.

19-vjeçari që luan në pozitën e qendërmbrojtësit ka nënshkruar me Dritën kontratë katër vjeçare.

Ka qenë klubi gjilanas që e ka prezantuar Mills, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjet në UEFA Conference League.

Njoftimi i plotë i klubit:

Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC DRITA, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeqare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026.

Ekwo Mills është 19 vjeçar i lindur në Ghana dhe vjen tek ne pas një përvoje 1 vjeçare në Spanjë, ndërsa formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje ne accra te FC Storm Academy.

Ekow do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanelën e DRITËS.

/Gazeta Olle/

Skuadra e Superligës nis stërvitjet me ambicie të mëdha për edicionin e ri

Loriana Kuka i siguron medalje Kosovës