Zyrtare: Drita ndanë rrugët me futbollistin që u transferua në afatin kalimtar të verës

FC Drita ka ndarë rrugët me futbollistin, Agim Zekën.

Me marrëveshje të dyanshme, skuadra gjilanase ka shkëputur kontratën me Zekën, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi ishte transferuar te bardhekaltrit në afatin kalimtar veror nga Austria Viena, por nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë e mëdha.


Njoftimi i plotë nga FC Drita:

FC DRITA ndan rrugët me Agim Zekën

Klubi ynë, DRITA ka mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, për çka falënderojmë futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin.

Zeka u transferua në afatin kalimtar të verës nga Austria Viena, Bundesliga austriake.

Suksese Agim!
FC DRITA⬜


/Gazeta Olle/

 

Zgjidhet Kryesia e re e KF Arbëria, pozita e presidentit mbetet e hapur për donatorët e mundshëm!

Shkëndija e nis vrullshëm merkaton, në bisedime me lojtarin e Kombëtares shqiptare