Zyrtare: Drita – Gjilani, derbi luhet siç ishte paraparë

Derbi më i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit do të luhet ashtu siç ishte paraparë.

Edhe pse fusha e stadiumit me bari sintetik është djegur, janë bërë të gjitha përgatitjet për tu zhvilluar ndeshja.

Ka qenë skuadra vendase Drita qe ka njoftuar se falë ndihmës së FFK-së kanë intervenuar në fushë dhe ndeshja do të luhet.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes se sotme eshte ne pikepyetje, ju njoftojme se ndeshja do te zhvillohet ashtu siç eshte planifikuar sepse pjesa e demtuar e fushes do te riparohet fal ndihmes se FFK-se e cila me te njoftuar, ka derguar nje ekip per riparimin e pjeses se demtuar.

Klubi jone FC DRITA falenderon FFK-ne per gadishmerin dhe ndihmen e ofruar.

FC DRITA⬜️🟦

Sot zhvillohen dy super sfida në Superligë, vëmendja në derbin e madh të Anamoravës

Shqipëria anarzhon miqësore me Arabinë Saudite