Zyrtare: Drita dhe Ardian Nuhiu vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre vite të tjera

Klubi i Dritës ka zyrtarizuar vazhdimin me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu, edhe për tre vite të tjera.

Ardian Nuhiu i cili është shpallur kampion një herë me Dritën, mund të stoliset me trofeun e dytë me datën 26 maj, ku në finalen e Kupës së Kosovës do e ketë kundërshtar Llapin.

Trajneri nga Shkupi, është bërë trajneri i parë në histori të futbollit vendor, i cili kualifikon një skuadër tre herë radhazi në garat ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:

Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

Në ambientet e klubit bardhekaltër, me praninë e drejtorit gjeneral të klubit Feti Murseli është zyrtarizuar dhe bashkëpunimi me trajnerin Nuhiu, më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Drita FC.

Ekskluzive: Flet kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu i cili ka një mesazh për tifozët mitrovicas

Mobilizim i madh nga ‘Legjendat’, paralajmërojnë udhëtim masiv për finalen e Kupës së Kosovës