Zyrtare: Drenica njofton për trajnerin e rradhës, i cili do jetë deri në fund të kampionatit

Gani Sejdiu është larguar nga Drenica vetëm disa javë pasi ka marrë drejtimin e klubit nga Skenderaj.

Ka qenë trajneri mitrovicas i cili me një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga klubi kuqezi, shkruan Gazeta OLLE.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drenicës, të cilët kanë zyrtarizuar trajnerin deri në fund të kampionatit.

Afrim Jashari do jetë i pari i shtabit teknik të Kuq e Zinjve, së paku deri në përfundimin e kampionatit 2023/24.

Benjamin Emini rikthehet në aksion te Llapi pas një kohe të gjatë

Shkëlqimi ndaj Chelseat, Aro Muric me notën 10 në formacionin e javës në Premier League